Gara: Vetëm gjatë dhjetorit kanë ardhur në Kosovë rreth 134 mijë persona

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 13:28
Gara: Vetëm gjatë dhjetorit kanë ardhur në Kosovë rreth 134 mijë persona

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se vetëm gjatë muajit dhjetor në këtë aeroport deri më sot kanë udhëtuar 221 mijë e 309 udhëtar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gara ka treguar 133 mijë e 910 prej tyre kanë qenë në ardhje.

Tutje, Gara tha se viti 2023 pritet të përmbyllet me 3.4 milionë udhëtar.

“Vetëm në muajin Dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në Janar 2024”, ka shkruar Gara.

(Kosova Sot Online)