Ja kush thotë: Dodik është një budalla politik

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 15:02
Ja kush thotë: Dodik është një budalla politik

Lideri i serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, sot ka përsëritur edhe një herë synimet e tij për shkëputjen e “Republika Srpskas” nga Bosnja e Hercegovina duke paralajmëruar madje edhe një “luftë të re”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Por sa janë realiste këto kërcënime të Millorad Dodikut të sanksionuar nga SHBA-të pikërisht për këto synime.

 

Analisti kroat, Danko Radaljac, pronar i portalit “Trafika”, ka thënë se Millorad Dodik është një budalla politik që herë pas here bën deklarime të tilla për shkak të problemeve të brendshme politike.

“Milorad Dodik është një budalla politik që herë pas here për shkak të problemeve të tij të brendshme politike i mban skifterët në krah dhe nxjerr marrëzi”, ka thënë Radaljac, shkruan Dnevno.hr.

Ai tutje ka përmendur edhe faktin se ushtria e Bosnje e Hercegovinës nuk ësht ëfunksionale në një aspekt dhe përmedn faktin që Dodik ka në pronësi një formacion paraushtarak, megjithatë thotë se as kjo nuk është e mjaftueshme për të bërë atë që Dodik përmend.

“Të jemi të qartë, ushtria e BeH-së nuk është funksionale në asnjë aspekt, ashtu siç nuk funksiononte as ushtria jugosllave në vitet e 90-ta. Ka shumë përçarje. Megjithatë, Republika Srpska ka një forcë të fortë policore që në fakt shërben si një formacion paraushtarak. Ka kohë që i pajisën për të qenë ‘gjysmë ushtarakë’”, tha Radaljac.

Radaljac thotë se edhe kjo nuk do të mjaftonte, sepse NATO në thelbin e saj është garantuesi i mbijetesës së Bosnjë-Hercegovinës në formën e saj aktuale.

“Ai nuk ka asnjë shans. Ajo që ai mund të synojë është mundësia e kthimit të Trump në pushtet në Amerikë”, ka shtuar tutje.

(Kosova Sot Online)