Isufaj: Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit ishte tërhequr për një kohë, më pas iu rikthye

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 11:56
Isufaj: Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit ishte tërhequr për një kohë, më pas iu rikthye

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka konfirmuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radojiçiqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, ai tha se arsyet nuk mund t’i bëj publike, duke shtuar se këto janë çështje të ndjeshme dhe se janë çështje të hetimit.

Ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet.

“Unë e kam dhënë pëlqimin. Arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”.

“Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiqi – është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë dhe të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthye”.

(Kosova Sot Online)