Kritikat e Kurtit, Isufaj: Kurrkush s’na tregon se kur duhet të ngrisim aktakuzë ose kur duhet të pushojmë hetime

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 13:26
Kritikat e Kurtit, Isufaj: Kurrkush s’na tregon se kur duhet të ngrisim aktakuzë ose kur duhet të pushojmë hetime

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka refuzuar t’i përgjigjet kritikave të kryeministrit Albin Kurti se s’po ngritën aktakuza për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në konferencën e fundvitit, Isufajt iu kërkua t’iu përgjigjet deklaratave të kryeministrit, por ai tha se s’mund t’i tregojë askush se kur duhet të ngritën aktakuza e kur duhet pushuar hetimet.

“As që dua të komentoj sepse s’është çështje e tij [kryeministrit Kurti] ngritja e aktakuzave, është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova dhe nuk mund të na tregoj kurrkush se kur ne duhet të ngrisim aktakuzë ose kur duhet të pushojmë hetime. Ne i përgjigjemi secilit me punën tonë, me atë që e prezantuam këtu sot”, tha Isufaj.

(Kosova Sot Online)