Plagoset një person në Gjakovë, u sulmua me armë zjarri nga ish-dhëndri

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 08:46
Plagoset një person në Gjakovë, u sulmua me armë zjarri nga ish-dhëndri

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndri i tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë 29.12.2023-18:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)