Kosovarët morën 5 miliardë kredi në vitin 2023

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 07:49
Kosovarët morën 5 miliardë kredi në vitin 2023

Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovarë 2023 ka bërë një studim hulumtues lidhur me financimin e kosovarëve përmes bankave komerciale për vitin 2023, përcjell "Kosova Sot Online".

Nga ky studim del se qytetarët dhe bizneset kanë marr kredi të ndryshme nga bankat komerciale rreth 5 miliardë euro këtë vit me një interes mesatar rreth 6.5 për qind.

“Rreth 3 miliard u zhyten biznese në kredi, kurse rreth 2 miliard qytetarët dhe ekonomitë  familjare, ku për këtë 12 mujor paguan rreth 330 milionë euro interes të ndryshëm bankarë. Bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2023  arritën  përfitime rekordë rreth 160 milionë euro”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)