
Osmani: Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti në Japoni

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Osmani thotë se populli kosovar solidarizohet me atë japonez në këtë kohë të vështirë.
”Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni.
I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre.
Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”.
(Kosova Sot Online)