Kllokot: Pengohen disa policë në kryerjen e detyrës zyrtare, arrestohen tre persona

  • E.K /
  • 03 January 2024 - 09:23
Kllokot: Pengohen disa policë në kryerjen e detyrës zyrtare, arrestohen tre persona

Tre persona kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Kllokot, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa, rasti është cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Kllokot-02.01.2024-03:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)