
Zgjodhi Kosovën për vizitën e parë për këtë vit jashtë vendit, sot kryediplomati britanik takohet me Vjosa Osmanin

Sot në orën 09:10, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin David Cameron, përcjell “Kosova Sot Online”.
Takimi zhvillohet në kabinetin e presidentes.
Kryediplomati britanik David Cameron ka ardhur mbrëmë në Prishtinë, në takimin e parë për këtë vit jashtë vendit, siç ka treguar ai.
(Kosova Sot Online)