Osmani tregon se cilin ushqim e gatuan më së miri: Gatuaj shumë gjëra të mira, më relakson

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 11:57
Osmani tregon se cilin ushqim e gatuan më së miri: Gatuaj shumë gjëra të mira, më relakson

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se i pëlqen shumë që të gatuaj dhe se e relakson, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se tava e Elbasanit është gjella më e mirë që e bën më së miri.

Po ashtu, Osmani tregoi se edhe supat e ndryshme i bën të mira.

“Unë gatuaj shumë shumë shumë gjëra të mira dhe më pëlqen shumë të gatuaj sepse më relakson. Është një prej gjërave që kam qejf shumë t’i bëj”, tha presidentja.

“Prej gjellave, më së miri e bëjë tavë elbasani”, tha ajo në emisionin “Familja Jonë” në Kanal 10, ku u intervistua nga moderatorja dhe disa fëmijë.

“Por edhe supat e ndryshme i bëj shumë të mira. Me shumë perime, me pak mish, me gjëra të shëndetshme dhe pastaj të gjitha bluhen, bëhet kështu si krem supë. Dhe nuk i vëreni ju perimet por janë shumë shumë shumë supa të shieshme dhe janë të shëndetshme, sidomos për moshën tuaj”, iu tha Osmani atyre.

(Kosova Sot Online)