Përleshja e mërgimtarëve me Policinë në Merdar, shoqërohen në stacion tre persona të dyshuar

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 14:55
Përleshja e mërgimtarëve me Policinë në Merdar, shoqërohen në stacion tre persona të dyshuar

Një përleshje mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të policies ka ndodhur në pikën kufitare në Merdare, ku mbeten të lënduar dy zyrtarë policorë dhe u arrestuan tre persona, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se lidhur me rastin janë shoqëruar për në stacion tre të dyshuar, si dhe se kanë nisur hetime për veprën “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)