Arrihet shuma e kërkuar për shërimin e Riga Manit

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 19:32
Arrihet shuma e kërkuar për shërimin e Riga Manit

Riga Mani, vogëlushja 10 muajshe, e cila po përballet më një sëmundje të rëndë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për shërim jashtë vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një afat rekord është arritur shuma e kërkuar prej 25 mijë euro trajtimin në një spital turk.

Riga tashmë mund të marrë rrugën drejt Turqisë për trajtim.

Ajo pritet qe nesër më mëngjes të udhëtojë.

Ndërsa, janë arritur mbi 25 mijë euro, as sa ka qenë shuma e kërkuar nga spitali turk për tu pranuar.

Falënderojmë të gjithë për kontributin.

(Kosova Sot Online)