Dedaj: Gërvalla edhe për 100 vjet s’mund të sigurojë as një njohje, nuk dinë çfarë është diplomacia

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 08:09
Dedaj: Gërvalla edhe për 100 vjet s’mund të sigurojë as një njohje, nuk dinë çfarë është diplomacia

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Dedë Gjergjaj, ka kritikuar punën e diplomacisë kosovare në këto tri vite, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjergjaj tha për Donika Gërvallën se edhe po të qëndronte 100 vjet në krye të diplomacisë s’do të arrinte të siguron asnjë njohje, duke thënë se ajo nuk di se si arrihet një njohje.

“Nuk dinë çfarë është diplomacia. Ministren e Jashtme le edhe 100 vjet në këtë ministri nuk ta bie as një njohje, veç nëse do dikush me na lanë me zor ndonjë njohje, sa për aftësisë e saj me pru njohje… Nuk di ajo se si arrihet te njohjet”, tha Dedaj.

(Kosova Sot Online)