Dalin pamje të reja të politikanit serb Nikola Sanduloviç i grabitur dhe maltretuar nga BIA serbe, i helmuar ka mbetur i palëvizshëm

  • S.A /
  • 05 January 2024 - 10:24
Dalin pamje të reja të politikanit serb Nikola Sanduloviç i  grabitur dhe maltretuar nga BIA serbe,  i helmuar ka mbetur i palëvizshëm

Politikani serb Nikolla Sanduloviq ka marrë lëndime të rënda nga rrahja që i është bërë nga BIA serbe, për shkak se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari. E bija e tij, Klara Sanduloviq ka rrëfyer për gjendjen e të atit për mediumin kroat “Slobodna Dalmacija”.

Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e BIA-s të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq dhe e morën “për ta marrë në pyetje”.

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviq është “kthyer në shtëpi në gjendje të keqe” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer Klara Sanduloviq.

“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt”, rrëfen e bija e Sanduloviq. Raportohet se Nikola Sandulovic u transferua sot nga Qendra Emergjente në Spitalin Qendror të Burgut... Gjendja e tij është në gjendje të keqe.

Serbia është i vetmi shtet në botë ku një institucion shtetëror vjen me kob të zi para shtëpisë, rrëmben një njeri, dhunon fizikisht - bullizon, rreh, nuk i përgjigjet askujt, dhe sillet si organizata më kriminale, dhe njëkohësisht të thonë stacionin policor se janë në intervistë informative.... atëherë një njeri të cilit i shkelet shëndeti është sikur çdo gjë është në rregull. Kjo që po ndodh këtu nuk po ndodh as në Korenë e Veriut!!! T

Foto të  bëra me 5.01.2024 

(Kosova Sot Online )