Kurti: Targat RKS qarkullojnë lirshëm e hapur nëpër territorin e Serbisë

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 10:48
Kurti: Targat RKS qarkullojnë lirshëm e hapur nëpër territorin e Serbisë

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, njofton se targat RKS po qarkullojnë lirshëm e hapur në territorin e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje janë njoftuar që ka zbatim të plotë dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa.

Tutje, Kurti ka thënë se kjo situatë e re i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar ndërmjet dy shteteve.

“Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë.”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)