“Lamtumirë stikersa”, Rohde mirëpret vendimin e Kosovës e Serbisë për çështjen e targave

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 13:06
“Lamtumirë stikersa”, Rohde mirëpret vendimin e Kosovës e Serbisë për çështjen e targave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të letrave ngjitëse/stikerave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar, transmeton “Kosova Sot Online”.

Rohde, thotë se tani udhëtimi mes dyjave vendeve u bë më i lehtë.

‘Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, shkroi Rohde në platformën sociale, X.

(Kosova Sot Online)