Shahini: Në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 14:15
Shahini: Në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist

Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se liberalizimi i vizave sjellë shumë avantazhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Shahini ka shtuar se ikja e trurit të Kosovës është problem kombëtar.

Shahini përmes një postimi në faqen zyrtare të AKB-së në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sipas statistikave të AKB-së në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist.

“Ikja e trurit nga Kosova problem kombëtar. Liberalizimi ka ndodhur dhe sjellë shumë avantazhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE, por ikja e trurit të Kosovës është problem kombëtar, e kjo ka ndodhë dje, sot dhe nesër do të vazhdojë. Ik profesori, inxhinieri, mjeku, infermieri, ik polici e ushtari, ik punëtori e jo punëtori. Sipas statistikave të AKB-ës në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionist”.

Sipas tij, arsyjet e largimit të trurit kosovarë janë të shumta.

(Kosova Sot Online)