Ja cili është mbiemri më i përhapur në Kosovë

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 16:16
Ja cili është mbiemri më i përhapur në Kosovë

Autoritetet kanë të dhëna për emrat e mbiemrat më të përdorur në Kosovë, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për regjistrimin e popullsisë që nga viti 2011, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mbiemri më i përdorur në Kosovë te gjinia mashkullore, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme është mbiemri ‘Krasniqi’.

“Mbiemrin Krasniqi e kanë gjithsej 94,218 banorë”, ka treguar kjo ministri.

E MPB thotë se mbiemrat më të përhapur për 2023 janë: Krasniqi, Gashi, Berisha, Morina, Shala, Rexhepi, Hasani, Bytyqi dhe Hoti.

“Top 10 mbiemrat më të përhapur janë: Krasniqi, Gashi, Berisha, Morina, Shala, Bytyqi, Hasani, Bajrami, Kastrati, Hoti”, thuhet në përgjigjen e MpB-së.

MPB tutje ka bërë të ditur se emri më i përdorur në Kosovë nga gjinia femërore është Fatime.

Ndërsa nuk ka sqaruar se cili emër është më i përdorur te meshkujt kosovarë.

(Kosova Sot Online)