Kompania reagon pas raportimit se një autobus kosovar u gjuajt me gurë në qytetin e Nishit: Xhami u thye pas goditjes nga një shpend!

  • S.A /
  • 06 January 2024 - 07:47
Kompania reagon pas raportimit se një autobus kosovar u gjuajt me gurë në qytetin e Nishit: Xhami u thye pas goditjes nga një shpend!

Pas një raportimi në media  se është gjuajtur me gurë një autobus i Kosovës në Nish, pronari i kompanisë “Polluzha Tours” ka dalë me një reagim. Selim Hoti ka thënë se xhami i autobusit është goditur nga një shpend, transmeton "Kosova Sot Online "

“S’bëhet fjalë për sulm. Gjatë kalimit nëpër autostradë, xhamin e autobusit e ka goditur një shpend, zog apo hut”, ka thënë Selim Hoti .

Ai ka shtuar se pas dëmtimit të xhamit, nuk kanë qenë kushtet për të vazhduar tutje.

Hoti bëri të ditur se po presin një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët për t’i çuar në destinacion.

“Pas dëmtimit të xhamit autobusi nuk i plotëson kushtet për të vazhduar tutje. Tash jemi rrugës me autobusin tjetër për t’i marrë udhëtarët dhe dërguar në destinacion”, ka vazhduar ai.

(Kosova Sot Online )