Prishtinë: Vëllai rrah motrën, e bën për spital

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 11:41
Prishtinë: Vëllai rrah motrën, e bën për spital

Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje dje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një femër ka raportuar se sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Ankueses i është ofruar tretmani mjekësor.

“Prishtinë 05.01.2024 – 00:00. Ankuesja femër kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Ankueses i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.