Borrell: BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 09:50
Borrell: BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës

Pasi Kosova dhe Serbia tashmë po lejojnë veturat me tabela shtetërore të qarkullojnë nëpër të dy vendet, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka lëshuar një deklaratë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian mirëpret këtë vendim.

Borrell ka shtuar se kjo është një hap pozitiv për zbatimin e marrëeshjes për normalizim dhe të angazhimeve të kaluara.

“BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e stikersave. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Ky vendim tregon se është i mundur arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky vendim përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, ka thënë Borrell. 

(Kosova Sot Online)