Vajza e Nikola Sanduloviqit: Nuk më lanë ta vizitoja babain në burg, ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 09:59
Vajza e Nikola Sanduloviqit: Nuk më lanë ta vizitoja babain në burg, ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore

Klara Sanduloviq, vajza e Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj babait të saj disa ditë më parë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se nuk e di saktësisht se si është gjendja shëndetësore e babait të saj.

Ajo tregoi se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse ishte ta vizitonte në burg.

Tutje, ajo tha se ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht.

“Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht” tha ajo.

(Kosova Sot Online)