Prizren: Një person i maskuar hyn me forcë në një shtëpi, nën kërcënimin e thikës grabit para

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 14:57
Prizren: Një person i maskuar hyn me forcë në një shtëpi, nën kërcënimin e thikës grabit para

Policia ka njoftuar se një grabitje ka ndodhur në një shtëpi dje në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se një person i maskuar është futur me forcë brenda në shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës ka grabitur para të gatshme.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

INCIDENTET KRIMINALE

GRABITJE

Prizren / 07.01.2024 - 10:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në shtëpi, një person i maskuar është futur me forcë brenda në shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës ka grabitur para të gatshme. Të lënduar nuk ka, ndërsa rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)