Dodik i jep pozitë Aleksander Vulinit në 'Republika Srpska'

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 18:14
Dodik i jep pozitë Aleksander Vulinit në 'Republika Srpska'

Sot në të ashtuquajturën “Dita e Republikës Srpska” është mbajtur edhe seanca e gjashtë e atij që quhet “Senati i Republika Srpska”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një pozitë prej senatori, Dodik ia ka dhënë edhe ish-kryespiunit serb të sanksionuar nga SHBA, Aleksander Vulin. Vulin bashkë me Anton Kasipovic kanë bërë betimin e tyre si senatorë të rinj, shkruan tanjug.

Dodik në fjalën e tij ka falënderuar tetëmbëdhjetë senatorët, të cilët sipas Aktit të Senatit nuk mund të riemërohen, për bashkëpunimin e tyre afatgjatë, duke theksuar se “puna e tyre u dha përgjigje pyetjeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin politik, kombëtar, ekonomik dhe kulturor të “Republika Srpskas””.

(Kosova Sot Online)