Rahovec: Arrestohet një grua, e rrahu burrin e saj dhe e bëri për spital

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 09:52
Rahovec: Arrestohet një grua, e rrahu burrin e saj dhe e bëri për spital

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Rahovec, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Ndërsa, viktima ka pranuar tretman mjekësor

Policia ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 09.01.2024 – 22:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)