Obiliq: Një nënë raporton se djali i saj i birësuar herë pa herë ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 10:41
Obiliq: Një nënë raporton se djali i saj i birësuar herë pa herë ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj saj

Një grua në Obiliq ka njoftuar se herë pas here ndaj saj ushtron dhunë fizike dhe psikike djali i saj (i birësuar), raporton “Kosova Sot Online”.

Tutje, thuhet se palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se herë pas here ndaj saj ushtron dhunë psikike dhe fizike djali i saj (i birësuar). Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)