"Nuk dëshirojmë të ketë diskriminim dhe nuk ekziston asnjë masë tregtare me Serbinë, por të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë"

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 12:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet në konferencën e sotme për media për ndalimin e futjes së mallrave serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se “nuk ekziston asnjë masë tregtare me Serbinë”, por tha se “të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë”.

Tutje, Kurti tha se sa i përket asaj se çfarë malli lejohet të importohet apo çfarë vetura, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana është adresa e duhur.

“Sa i përket kushteve të sigurisë në Kosovës, sa i përket kufirit tonë me Serbinë, nuk janë ende të mira. Sa i përket asaj se çfarë malli lejohet të importohet apo çfarë vetura, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana është adresa e duhur”, tha Kurti.

“Nuk dëshirojmë të ketë diskriminim dhe nuk ekziston asnjë masë tregtare me Serbinë, por të gjitha këto janë në përputhje me situatën e sigurisë, e cila ne dëshirojmë që të përmirësohet dhe normalizohet”, tha ai.

(Kosova Sot Online)