Kaçanik: Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, Policia arreston një person

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 09:40
Kaçanik: Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, Policia arreston një person

Një burrë është arrestuar në fshatin Dubravë të Kaçanikut, meqë kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti është hapur si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia ka njoftuar se pistoleta është konfiskuar.

“PERDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHEM – Fsh. Dubravë, Kaçanik 11.01.2024 – 14:30. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Pistoleta është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)