Prizren: Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi, dyshohet për ngacmim seksual

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 13:52
 Prizren: Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi, dyshohet për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prizren, i cili dyshohet lidhur me veprën “ngacmim seksual”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka publikuar fotografinë e tij, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.

“Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)