Motra nga Gjakova e raporton të zhdukur vëllain e tij, më 25 nëntor u nis në drejtim të Serbisë dhe nuk u kthy më

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 08:46
Motra nga Gjakova e raporton të zhdukur vëllain e tij, më 25 nëntor u nis në drejtim të Serbisë dhe nuk u kthy më

Një person është zhdukur në Gjakovë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një grua në Gjakovë ka raportuar se është zhdukur vëllai i saj.

Sipas saj, i njëjti më 25 nëntor kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur në drejtim të Serbisë dhe se më nuk është kthyer dhe se nuk ka njohuri se ku gjendet ai.

“Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online