Përurohet busti i William Walker në Viti

  • E.K /
  • 13 January 2024 - 16:28
Përurohet busti i William Walker në Viti

Në Viti është bërë përurimi i bustit të ish-ambasadorit të OSBE-së dhe diplomatit amerikan, William Walker, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ambasadori William Walker është një figurë e shquar që ka lënë një ndikim thelbësor në zhvillimet dhe transformimet në Kosovë gjatë periudhës së tij të shërbimit. Me një karrierë të pasur diplomatike dhe një përkushtim të veçantë ndaj çështjeve të Ballkanit dhe të drejtave të njeriut, Ambasadori Walker ka qenë një udhëheqës i shquar dhe një ndihmës i palodhur në rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të ndërlikuar”, u shpreh kryetari i komunës Sokol Haliti.

(Kosova Sot Online)