Kurti në Reçak: Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 09:14
Kurti në Reçak: Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja, Vjosa Osmani dhe ambasadori William Walker kanë shkuar për homazhe në Reçak, për të bërë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se ky është tregues që Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën ta justifikojë krimin.

Kurti e falënderoi ambasadorin William Walker që e tregoi të vërtetën e Reçakut para gjithë botës.

“Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë, pat ndodhur ky krim makabër ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për kufomat. I kemi edhe 11 ushtarë të UCK’së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj po e theksoj edhe një herë rëndësinë e vërtetës nga mendja, sytë, veshët dhe goja e ambasadorit William Walker, të cilit i jemi përjetë falënderues e mirënjohës për shkak se në një moment vendimtar historik për popullin tonë e foli të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)