Pronari i autosallonit ku u vetaksidentua autobusi në magjistralen Gjakovë – Prizren: Janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro

  • E.K /
  • 15 January 2024 - 11:11
Pronari i autosallonit ku u vetaksidentua autobusi në magjistralen Gjakovë – Prizren: Janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro

Një autobus i kompanisë turistike “Shpejtimi” është vetaksidentuar sot në orët e para të mëngjesit në magjistralen Gjakovë – Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Autobusi i ka goditur gjashtë vetura të parkuara në autosallonin “Xeni.

Pronari i autosallonit, Shkelzen Bushati ka publikuar pamjet kur autobusi futet në oborrin e kompanisë.

Pronari i autosallonit ka thënë se se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 200 mijë eurove.

Tutje, ai ka thënë se se si pronar i autosallonit, do të inicojnë të gjitha procedurat për kompenzimin e dëmeve.

Reagimi i plotë: