Bislimi takon Von Cramon- flasin për vizat, dialogun dhe zhvillimet tjera

  • S.A /
  • 15 January 2024 - 12:12
Bislimi takon Von Cramon- flasin për vizat, dialogun dhe zhvillimet tjera

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, tha zëvendëskryeministri Bislimi në fillim të bisedës, ndërsa Von Cramon tha se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.

ZKM ka njoftuar se në takim është diskutuar për përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet lidhur me dialogun dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.

Njoftimi i plotë:

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Prishtinë, 15 janar 2024 Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi në fillim të bisedës. Nga ana tjetër, znj. Von Cramon, bashkë me urimin e saj, shtoi se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.

Në vijim, u diskutua dhe mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.

Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

(Kosova Sot Online )