Ferizaj: Me veturën pa regjistrim tejkaloi shpejtësinë 50 km/h në 104 km/h, dënohet me gjobë 300 euro e 6 muaj heqje të patentës

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 14:42
Ferizaj: Me veturën pa regjistrim tejkaloi shpejtësinë 50 km/h në 104 km/h, dënohet me gjobë 300 euro e 6 muaj heqje të patentës

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka shqiptuar gjobë trafiku ndaj një 39 vjeçari në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë, ka bërë tejkalim në zonën 50km kishte vozitur në shpejtësi prej 104km/h.

Po ashtu, edhe veturës i kishte skaduar regjistrimi prej shtatorit të vitit të kaluar.

“Me datën 16.01.2024 rreth orës 09:24 në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin J.R (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 104 km/h, Ndërsa veturës i kishte skaduar regjistrimi që nga data 23.09.2023″- shkruan në njoftimin zyrtar.

(Kosova Sot Online)