Quni: Për raketat ‘’Javelin’’ është folur në kohën time

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 10:29
Quni: Për raketat ‘’Javelin’’ është folur në kohën time

Ish-ministri i Mbrojtjes nga LDK-ja, në kohën e Qeverisë Kurti 1, Anton Quni, ka thënë se kërkesa për raketat ‘’Javelina’’ është bërë gjatë kohës sa ai ishte minister, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas Qunit kjo kërkesë ishte përkrahur edhe nga ana e ish-ministrave tjerë të mbrojtjes.

“Për sistemin Javelin, është folur në kohën time. Në kohën kur unë isha Ministër, janë specifikuar kërkesat e tjera. Por, edhe i kam mbështetur edhe kërkesat tjera që janë bërë shumë më herët nga ish ministri Rrustem Berisha. Unë mendoj që të gjithë ministrat që kanë kaluar nëpër atë Ministri, kanë qenë në nivelin e detyrave, ju kanë përmbajtur planit të tranzicionit të FSK-së. Është një kontinitet i zhvillimeve, gjithnjë sipas raporteve që i kemi me shtetet partnere.”, deklaroi Quni .

(Kosova Sot Online)