Prizren: Tentoi ta korruptonte policin me pesë euro, arrestohet shtetasi serb

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 11:41
Prizren: Tentoi ta korruptonte policin me pesë euro, arrestohet shtetasi serb

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Piranë të Prizrenit dje ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi i kamionit, shtetas serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë eurove.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)