Prizren: Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në një ordinancë dentare, dyshohet për vetëvrasje

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 13:12
Prizren: Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në një ordinancë dentare, dyshohet për vetëvrasje

Një 54-vjeçare është gjetur i vdekur brenda një ordinance dentare në Prizren, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull. Pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.”, ka thënë Bytyqi.

(Kosova Sot Online)