Osmani rreth peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri: Është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 14:06
Osmani rreth peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri: Është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se peticioni i nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit është e drejtë dhe se ky fakt duhet respektuar, përcjell ”Kosova Sot Online”.

Tutje, Osmani tha se ky peticion u lejon edhe serbëve dhe se është në përputhje me ligjet në fuqi.

“Sot ka nis peticioni për shkarkimin e kryetarit në komunat veriore dhe siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë procedure të tillë e cila është në Udhëzimin Administrativ, është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore. Si shtet që jemi pa dallueshmëri etnike ua lejojmë natyrisht edhe atyre”, u shpreh Osmani.

(Kosova Sot Online)