Avokati serb vendos lule në varrin e Blerina Jasharit në Prekaz

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 15:31
Avokati serb vendos lule në varrin e Blerina Jasharit në Prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton "Kosova Sot Online".

Stojkoviq, i cili është avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, u keqtrajtua nga shërbimi sekret serb për shkak se vendosi lule te varri i Blerinës dhe kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë, erdhi në Prekaz për ta bërë të njëjtin veprim në shenjë revolte për atë që i ndodhi politikanit serb.

(Kosova Sot Online)