Ish-mësuesi i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë: ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte jetim

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 07:51
Ish-mësuesi i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë: ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte jetim

Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva ka ngjallur edhe reagimin e ish-mësuesit të tij, Faton Bunjaku, ku ka shkruar se tani i ndjeri Lulëzim Fejzullahu, ishte model i të riut të edukuar edhe pse ishte jetim, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai në një postim në Facebook, i “kërkoi” falje tashmë ish-nxënësit të tij të ndjerë për ambientin e pasigurtë të krijuar në vend.

Postimi i plotë:

LULZIMI ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte JETIM.

Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je TI për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.

Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe TI!

(Kosova Sot Online)