Në Ferizaj një person kanoset me armë zjarri

  • E.K /
  • 23 January 2024 - 08:52
Në Ferizaj një person kanoset me armë zjarri

Një person është kanosur me armë zjarri në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, tre persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri.

I dyshuari gjendet në arrati.

Ndërsa, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj 22.01.2024-13:53. Tre ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)