Provokon Nestoroviq: A do të dilnit vullnetar në misionin për çlirimin e Kosovës?
Mjeku kontrovers dhe bartësi i listës “MI-Zëri i popullit” Branimir Nestoroviq është lëshuar në provokime. Ai për disa ditë me rashe po e shfrytëzon situatën në Kosovë për të bërë disa matje të tij.
Derisa dje në një intervistë për mediat serbe ai tha se Serbia është e përgatitur me 100 mijë ushtarë të cilët janë të përgatitur për të luftuar, të cilët me kënaqësi do të merrnin pjesë në çlirimin e Kosovës, sot ai ka bërë një pyetje rreth të njëjtës temë.
Në platformën e tij X, Nestoroviq ka publikuar një fotografi të ushtrisë serbe dhe ka pyetur ndjekësit e tij nëse do të merrnin pjesë vullnetarisht në siç tha ai misionin për çlirimin e Kosovës.
“A do të dilnit vullnetar në misionin për çlirimin e Kosovës?”, pyeti Nestoroviq.
Komentet e serbëve dhe përgjigjet pozitive ishin të shumta. Branimir Nestoroviq është profesor në Universitetin e Beogradit
Да ли бисте се пријавили добровољно за мисију ослобођења Косова и Метохије? pic.twitter.com/WOq5eeIT01
— Др Бранимир Несторовић (@DrBranimir) January 22, 2024
(Kosova Sot Online)