Miratohet raporti përfundimtar për Projektligjin e shëndetit riprodhues dhe fertizilim të asistuar mjekësor

  • S.A /
  • 23 January 2024 - 12:01
Miratohet raporti përfundimtar për Projektligjin e shëndetit riprodhues dhe fertizilim të asistuar mjekësor

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me 5 vota për dhe një kundër ka miratuar raportin përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kundër këtij projekligji ka votuar vetëm deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi. Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollcaku tha se janë përmbushur të gjitha kushtet për procedimin e këtij projektligji për në Kuvendin e Kosovës dhe se tani i mbetet Kuvendit për miratim ose jo të këtij Projektligji.

(Kosova Sot Online )