Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 5 personave, nxitën pesë të tjerë të kryejnë akte terroriste

  • E.K /
  • 25 January 2024 - 13:53
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 5 personave, nxitën pesë të tjerë të kryejnë akte terroriste

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe armëmbajtje të paautorizuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me anë të një njoftimi për media PS, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë të pandehurve L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S.

“Sipas aktakuzës të pandehurit L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, nga periudha e panjohur kohore e në vazhdimësi në bashkëkryerje, kanë shpërndarë dhe mundësuar përcjelljen e mesazheve te persona tjerë duke nxitur në kryerjen e akteve terroriste të sanksionuar nga neni 134 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa, të pandehurit L.B dhe B.V. kanë mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armët në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të sanksionuar nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)