Bislimi tregon disa nga masat kufizuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 10:46
Bislimi tregon disa nga masat kufizuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, ku deklaroi se Bashkimi Evropian ka një qasje të pa balancuar ndaj Kosovës, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Masat janë vendosur në fund të majit, dhe janë rezultat i eskalimit të situatës që ka ndodhur në veri në vitin e kaluar, kur sulmuesit kanë sulmuar gazetarët, ushtarët”, tha ai.

Tutje ai foli edhe për takimin me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ku u vendos për planin katërpikësh, zbatimi i të cilit çon në largimin e këtyre masave.

Bislimi tha se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj siç janë paraparë me këtë dokument.

“Ka presion edhe brenda vendeve që pse Kosova ka masa për shkak se ka dërguar katër kryetarë në komunat veriore, ndërsa nuk ka masa ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë. Qasje e pa palancuar ndaj Kosovës”, deklaroi ai.

Bislimi tha se masat e vendosura nga BE përfshijnë kufizime të takimeve të nivelit të lartë, po ashtu ai tha se është bërë edhe ndalimi i aplikimeve të reja për investime.

(Kosova Sot Online)