Prizren: Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në shtëpinë e saj

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 13:20
Prizren: Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në shtëpinë e saj

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në shtëpinë e saj në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar, Shyqri Bytyçi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Ndësa, trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)