Osmani ngushëllon familjen e akademik Feriz Krasniqit: Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 10:24
Osmani ngushëllon familjen e akademik Feriz Krasniqit: Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të akademikut Feriz Krasniqit, i cili dje ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e akademik Feriz Krasniqit, ish-rektor e prorektor i Universitetit të Prishtinës, si dhe ligjërues universitar. Kontributi i tij për themelimin e Universitetit të Prishtinës është tejet i çmuar, sikurse edhe puna e tij e palodhshme në sferën akademike, e cila mbetet testament për brezat dhe kujtim i përhershëm për të. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)