Sanduloviq: Vajza ime është marrë në pyetje nga BIA pas homazheve te varrezat e Jasharajve në Prekaz

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 10:21
Sanduloviq: Vajza ime është marrë në pyetje nga BIA  pas homazheve te varrezat e Jasharajve në Prekaz

Politikani serb Nikola Sanduloviq ka thënë se vajza e tij është marrë në pyetje për 4 orë nga BIA, pasi e njëjta bri homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sanduloviq ka thënë se pas katër orëve marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, vajza e tij dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në Serbi.

Ai i ka bërë thirrje Evropës, Britanisë së Madhe dhe SHBA’së që “ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”.

“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)