Prokuroria kërkon burg për personin i cili 'burgosi' familjen

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 11:43
Prokuroria kërkon burg për personin i cili 'burgosi' familjen

Arrest në burg ka kërkuar Prokuroria e Tiranës deri në dalje të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar gjendjen e shëndetit mendor të 35-vjeçarit Jetnor Zhaboli, i arrestuar pasi mbante mbyllur në banesë familjarët e tij në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca për masën e sigurisë do të bëhet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.

Jetnor Zhaboli ndalonte komunikimin me persona të tjerë, bashkëshortes, fëmijëve dhe nënës si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme mbi ta.

35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë hapësirën e shtëpisë dhe i përgjonte gjithë kohës.

(Kosova Sot Online)